Korçë, përfundojnë në spital 3 fëmijë/ Konsumuan karamele të gjetura në rrugë

Tre fëmijë të moshave 3,7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët në Pediatrinë e Spitalit të Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore. 
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. 
Kjo sipas familjarëve ka sjellë shqetësime shëndetësore te të miturit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 
Njoftimi i Policisë: 
Korçë/Informacion paraprak 
Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç. 
Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.