Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama për qeverinë e re dhe vijimin e tij në detyrë.
Përmes një psotimi në rrjetin social “X”, Zelensky thekson se pret me padurim të vijojë punën me kryeminsitrin Rama për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.
Congratulations to @ediramaal on his reappointment as Prime Minister of Albania. I look forward to continuing our great dialogue and working together to achieve lasting peace and security for all of Europe. I wish Prime Minister Rama every success in carrying out his ambitious…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 18, 2025
Postimi i Zelensky:
Urime @ediramaal për riemërimin e tij si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën. I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Së bashku, do të përparojmë vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar.
