Miratimi i programit të qeverisë, opozita kërkoi ripërsëritje të seancës/Peleshi: Vijojmë punën bazuar në Kushtetutë..  

Miratimi i programit të qeverisë, opozita kërkoi ripërsëritje të seancës/Peleshi: Vijojmë punën bazuar në Kushtetutë..  

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me seancën e sotme plenare ku u miratua programi politik i mazhorancës socialiste dhe Kabineti i Këshillit të Ministrave.  Miratimi ndodhi më shpejt se sa pritej me votat e socialistëve, pasi opozita bllokoi për disa momente foltoren dhe pati një agravim të situatës me protagonist Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun.  Peleshi thekson se miratimi i sotëm është me rëndësi për vizionin qeverisës të Shqipërisë 2030. Sakaq, shton se puna do vijojë bazuar në Kushtetutë, Rregullore dhe Kod Etike.  “Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për ‘Shqipërinë 2030’.  Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur në Kushtetutë, Rregullore...