‘Beteja sapo nisi’/ Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të PD-së: Kaos në çdo seancë!

‘Beteja sapo nisi’/ Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të PD-së: Kaos në çdo seancë!

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me diskutimet që u zhvillua me dyer të mbyllura brenda grupit parlamentar të PD. Bëhet me dije se deputetët demokratë do vahzdojnë me strategjinë e mosbindjes brenda Kuvendit. Po ashtu demokratët kanë deklaruar në mbledhje se deri sa të respektohen procedurat dhe rendi i ditës në mënyrë të saktë, seancat plenare nuk do të jenë të qeta dhe pa tensione. Sipas tyre për sa kohë që kryeministri Edi Rama nuk ndjek procedurat sipas rendit të ditës, nuk do të ketë seanca të qeta plenare.