“Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

“Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

Mozzik është bërë pjesë e një episodi që ka ngjallur shumë reagime në publik, pasi në doganë iu gjetën dy orë luksoze, një Richard Mille dhe një Rolex. Vlera e tyre e lartë ka ngritur dyshime për origjinën, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve. Nga ana e doganës është theksuar se kontrolle të tilla mbi mallrat e luksit janë procedura të zakonshme dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë masë ndalimi formal. Avokati i Mozzik gjithashtu konfirmoi se situata nuk ka lidhje me arrestim, por me një verifikim rutinë. Mirepo, Noizy ndezi më shumë debat, duke publikuar një story ku shpërndante një faqe me replika orësh nga Kina dhe duke shtuar: “E du edhe unë një kështu urgjent”, të shoqëruar me emoji qeshjeje. Një mesazh...