Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”
Marsela, konkurrentja më e re e “Për’puthen”, ka hyrë në skenë me pritshmëri të larta për dashurinë dhe me një prezantim plot guxim. Ajo preferon të thirret Marsiela dhe theksoi se vjen nga Tirana. E pyetur për puthjet, ajo tregoi se të parën e ka dhënë përmes televizorit, ndërsa për të fundit u shpreh me humor: “Nuk mbahet mend, më është tharë pështyma.” 26-vjeçarja shtoi se kërkon një mashkull me karakter të fortë, duke u distancuar nga djemtë që, sipas saj, duken “çuna pjeshkë” apo “mashkull femëror”. “S’më pëlqen një çunak pjeshkë, një mashkull femëror që nuk ka arritur karakterin e fortë për të qenë një mashkull”, tha ajo. Deklaratat e saj krijuan reagime të menjëhershme në studio, duke vënë në siklet djemtë konkurrentë.