Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rama, lider fitimtar”/ Çupi: Opozita do të jetë e pavlerë deri në burgosjen e Berishës!
Analisti Frrok Çupi u shpreh kritik ndaj opozitës, ndërsa bën përgjegjës kreun e PD Sali Berisha për situatën jo të mirë ku ndodhet opozita. Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Çupi tha se edhe gjatë seancës së sotme të mbajtur në Kuvend, opozita tregoi se sa e padëshiruar është. Sipas tij opozita do të ndryshojë vetën nëse kryedemokrati do të shkojë në qeli. “Pas hyrjes në BE mendoni se sa të papranueshëm do të jenë opozitarë si këta. Besoj se e gjithë jeta parlamentare do të vijojë kështu deri në burgosjen e Berishës. Ndërsa për “Diellën” pres të jetë një faktor shqiptar, por jo vetëm. Brenda një viti pres të ketë arritur plot shpejtësi. Sidomos në atë të afrimit në BE dhe të...