Zuckerberg prezanton syzet inteligjente me teknologji të avancuar IA

Zuckerberg prezanton syzet inteligjente me teknologji të avancuar IA

Kompania e njohur Meta ka prezantuar së fundmi një seri të re syzesh inteligjente në bashkëpunim me markat e njohura Ray-Ban dhe Oakley, duke e quajtur këtë një hap të madh drejt së ardhmes së teknologjisë së përditshme. Në konferencën vjetore të zhvilluesve “Meta Connect”, Mark Zuckerberg zbuloi pajisjet e reja që synojnë të integrojnë inteligjencën artificiale në jetën e përditshme të përdoruesve. Syzet Meta Ray-Ban Display janë të pajisura me një ekran me ngjyra të plota dhe rezolucion të lartë, si dhe me një kamerë 12 megapikselëshe. Këto syze i lejojnë përdoruesit të bëjnë video-thirrje, të lexojnë mesazhe në kohë reale dhe të ndërveprojnë me botën rreth tyre përmes një përvoje më të zgjuar dhe më të lehtë. Meta ka prezantuar gjithashtu një byzylyk...