Brezi që pa botën të ndryshojë para syve

Brezi që pa botën të ndryshojë para syve

Ekziston një brez i cili ka jetuar një prej transformimeve më të mëdha të historisë njerëzore: kalimin nga një botë pa internet në një realitet ku inteligjenca artificiale është pjesë e përditshmërisë sonë. Ky është brezi që ka parë të lindin teknologjitë që sot duken të zakonshme, por dikur ishin shpikje revolucionare. Është brezi që mban në kujtesë një botë pa internet. Një botë ku lajmet lexoheshin në gazeta, ku fotot zhvilloheshin në dyqane, dhe ku komunikimi vinte përmes një telefonate nga aparati fiks i shtëpisë. Dhe pastaj, para syve të tij, gjithçka ndryshoi, transmeton ‘bota.al’. Më pas erdhën kompjuterët e parë – makina të mëdha, të shtrenjta dhe të ngadalta që hynin në shtëpi si një risi e çuditshme, shpesh më shumë kuriozitet sesa nevojë....