Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nisin “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë/ Shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”- homazh për Dhimitër Anagnostin
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, organizon ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”. Një retrospektivë filmash të prodhuar në Shqipëri gjatë viteve ’70–’90, të cilët do të shfaqen nga shtatori deri në nëntor si pjesë e programit publik të kinemasë. Mbrëmë, në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të lartë të publikut, përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë, ambasadorëve dhe anëtarëve të trupit diplomatik, u çel në ambientet e Kino Armata në Prishtinë cikli kulturor “Netët e Filmit Shqiptar” – një nismë që bashkon përmes artit dhe kujtesës së përbashkët. Ceremonia e hapjes u prit me entuziazëm dhe interes të madh nga audienca, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë...