Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Është kukull e Ramës dhe peng i Zotos”, PD kërkon shkarkimin e Peleshit dhe përsëritje të seancës
Ka përfunduar mbledhje e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të cilin nuk pati debat. Pas mbledhjes, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi foli për mediat duke thënë se, “kërkojnë përsëritje të seancës së sotme; Begaj të mos thërrasë për betim ministrat, ndërsa do kërkojnë shkarkimin e Niko Peleshit nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. “Grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocionit për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se është një kukull që urdhërohet nga Rama dhe është një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton”, tha Bardhi.