Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga shokët e vajzës
Një efektiv i policisë në Përmet, shtetasi Artur Ago, 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare, nga Këlcyra. Indicia për këtë rast u bë publike përmes një postimi në rrjetet sociale, çka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për shkak të përfshirjes së një punonjësi të policisë. Grupi hetimor ka zbuluar se ngjarja ka lidhje me disa video me përmbajtje intime, të cilat janë shpërndarë në mënyrë virtuale dhe janë në posedim të disa të rinjve, shokë të vajzës, shkruan A2 CNN. Dyshohet se këta persona kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve intime. Deri tani, janë shoqëruar shtatë...