Melania Trump në qendër të darkës mbretërore, fustani i verdhë shkakton debat

Melania Trump në qendër të darkës mbretërore, fustani i verdhë shkakton debat

Melania Trump tërhoqi për një tjetër herë vëmendjen me zgjedhjen e saj, duke u paraqitur me një fustan të verdhë të markës Carolina Herrera gjatë darkës zyrtare në Kështjellën e Windsor, pranë Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla. Fustani me shpatulla jashtë, rripin në ngjyrë lejla dhe vathët smeraldë provokuan komente të shumta, me shumë kritikë mode që e vlerësuan paraqitjen si “e pazakontë” për një mbrëmje të këtij kalibri. Disa komentues e krahasuan ngjyrën e fortë të veshjes me “vezë të Pashkëve” apo edhe me “banane”, ndërsa të tjerë vërejtën se kombinimi i ngjyrave ishte i ngarkuar dhe pa harmoni. Ndërkohë, sytë e publikut dhe të mediave u kthyen edhe te përzgjedhja e Kate Middleton, Princesha e Uellsit, e cila zgjodhi një fustan tradicional krem...