Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kryeministri Rama prezanton programin: Shqipëria 2030 në BE, kryefjala e këtij mandati
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, në seancën e sotme plenare po prezanton pikat kryesore të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Kryefjalë e këtij programi është Shqipëria 2030 në BE. Shefi i qeverisë tha se 83 mandate që qytetarët i besuan mazhorancës janë një borxh që nuk mund të shlyhen vetëm me fjalë por me punë dhe përkushtim. Rama: Dua t’i them shumicës, se jo një mandat, por vite të tëra politike nuk mund të mjaftojnë për të shlyer besimin që na dhanë shqiptarët këtë herë. 83 mandate janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt. Është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi...