Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Fierza, drejt “pikës së vdekjes”, KESH detyrohet të importojë energji
                            Në hidrocentralin e Fierzës, aktualisht është në punë vetëm një nga katër agregatët. Vendimi lidhet me ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e Drinit, pasi niveli i ujit në liqenin më të madh artificial të vendit po i afrohet “pikës së vdekjes”, e cila llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Prurjet nga dy degët kryesore, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, janë minimale, jo më shumë se 30 metra kub ujë në sekondë. Ndërkohë, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka zbritur në kuotën 264.93 metra, nga 296.5 metra që është kuota maksimale, duke reflektuar një situatë të vështirë hidrike. Thatësira e tejzgjatur ka ulur ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë. Liqeni po tërhiqet përditë rreth digës, ndërsa prurjet e ulëta të...