Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pushka top”/ Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vr*s njërin nga ju…
Plani i pa finalizuar për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, nuk e ndali Nuredin Dumanin. Në një qytet ku gjaku nuk thahej dhe besa ishte vetëm fjalë, ai bashkë me Erjon Alibejn, po ndërtonin listën e zezë të ekzekutimeve… Në lagjen “Kala” të Elbasanit, në banesën ku Alibej ruante kujtimet e fëmijërisë, kaloheshin netët ku planifikoheshin vrasjet…. Shpesh, ata kalonin para lokaleve apo ambjenteve të kundërshtarëve me një furgon sigurie të blinduar. Sfidues, si një paralajmërim i heshtur: jemi këtu, dhe jemi gati. “Në lagjen ‘Kala’ kishte një shtëpi të mëparshme, Erjon Alibej, pra jemi takuar aty. E ka sjellë Ceni, me furgon VITO ‘Gjoka Security’. Kemi dalë edhe xhiro nëpër Elbasan, me këtë furgon ‘Gjoka Security’, unë Erjon Alibej dhe Arsen Preçi. Kemi dalë duke...