Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Demokratët po përpunojnë taktika të ndryshme të luftës, e konfirmon Tritan Shehu
Edhe pse ka nisur një sezon i ri i legjislaturës parlamentare, avazi i demokratëve duket se do jetë ai i vjetri…Kujtojmë se edhe në seancën e parë plenare nuk munguan tensionet mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa është e sigurt se nuk do të mungojnë përplasjet as në seancat në vijim. Deputeti demokrat Tritan Shehu, tha se PD po përpunon taktika të ndryshme të luftës opozitare. “Ka në përpunim elementë taktikë të ndryshëm të luftës opozitare. Ne po demonstrojmë masakrën zgjedhore, së paku derisa të dalë raporti i OSBE-së. Kjo është analizë, teksa PD sjell prova. Demokracinë e ka deformuar kjo qeverisje. Kjo qeveri ka futur krimin, korrupsionin. Nuk mund të akuzohet opozita për korrupsionin galopant në vend”, tha Shehu.