Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED publikon vlerësimin: Si renditen 6 kandidatët
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar vlerësimin e gjashtë kandidatëve në garë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Sipas pikëzimit të kandidatëve, Asim Vokshi rezulton i pari me 89.5 pikë e ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë. Florian Ballhysa është vlerësuar me 77.83 pikë, Alma Faskaj me 77.77 pikë, Genta Tafa (Bungo) me 75.44 pikë dhe Alban Toro me 74.22 pikë. Tashmë pritet që KED të miratojë raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë. Kujtojmë se në total pati 13 kandidatë që shfaqën interes për plotësimin e vakancës si rezultat i mbarimit të mandatit të...