Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            I dyshuari vret tre oficerë policie, dy të tjerë mbetën të plagosur
                            Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Pensilvani, ku 3 oficerë mbetën të vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri. Breshëria e të shtënave ndodhi në York, kur efektivët e policisë kishin shkuar në zonë për ekzekutimin e një urdhër arresti. Papritur, agjentët u përballën me të shtëna masive, të cilat i morën jetën tre prej tyre. Shefi i Policisë Shtetërore, Christopher Paris, njoftoi incidentin, duke shtuar se personi, i cili ende nuk është identifikuar, vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me oficerët. Burime anonime raportuan se i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve ndërsa ata po përpiqeshin ta arrestonin.