Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Wall Street Journal: Trump dyshon se Netanyahu po e mashtron
Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë së fundmi bashkëpunëtorëve të tij më të afërt se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po e “fut në kurth”. Kështu shkruan një artikull i Wall Street Journal. Megjithatë, gazeta thekson se pavarësisht këtyre frustrimeve, është e pamundur që Trump të ndërpresë publikisht marrëdhëniet me “Bibin”. Një zyrtar i lartë izraelit, i cituar në shkrim, mohoi kategorikisht përplasjet, duke i quajtur pretendimet “fake news” dhe duke theksuar se marrëdhëniet mes dy liderëve mbeten shumë të mira. Nga ana tjetër, zyrtarë amerikanë theksuan për WSJ se Trump është krenar për lidhjen e ngushtë me Netanyahu-n dhe për mbështetjen e fortë që SHBA-të i kanë dhënë Izraelit.