Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot seanca maratonë në Parlament, Rama do të prezantojë programin e qeverisë
Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet për herë të tretë këtë javë. Sot kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që çdo deputet të ketë të drejtën të flasë nga 10 minuta në lidhje me këtë çështje. I vetmi që nuk ka kufizim kohor është Edi Rama si kryeministër i vendit. Më pas Sali Berisha ose Gazment Bardhi nga opozita kanë të drejtë të flasin po aq minuta sa kryeministri. Parashikohet një seancë maratonë që pritet të përfundojë pas mesnate nëse nuk ka ndërprerje ose gjatë ditës së premte. Në përfundim Kuvendi do të votëbesojë kryeministrin dhe 16 ministrat e tij që janë dekretuar nga Presidenti Begaj.