“Ajo tha po”/ Melinda Ademi merr propozimin për martesë

“Ajo tha po”/ Melinda Ademi merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat një nga momentet më të lumtura të jetës së saj personale. Artistja, e cila prej kohësh komentohet jo vetëm për karrierën muzikore por edhe për jetën private, ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri. Nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale, Melinda publikoi disa imazhe ku shfaqet unaza e fejesës, teksa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?”, që i jep momentit një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme. Çifti, i cili kohët e fundit ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë, duket se ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kurorëzimit të lidhjes. Në fotografitë e shpërndara, vëmendjen e...