Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Këshilli bashkiak nuk e ka firmosur shkarkimin e Veliajt”/ Deklarata e gazetarit: Kryebashkiaku e gjen pafajësinë vetëm në Strasburg
Anëtarët socialistë në Këshillin Bashkiak Tiranë u mblodhën në selinë e Partisë Socialiste, duke çuar përpara propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të shkarkuar Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë Tiranë. Gazetari Anri Bala e ka komentuar këtë situatë në Top Story, duke thënë se kjo nuk ishte një propozim, por një udhëzim, teksa këshilli ende nuk e ka firmosur shkarkimin e Veliajt. “Ata nuk kanë firmosur, kanë marrë udhëzime. Pavarësish se ata e shesin si propozim, është udhëzim. Ata nuk kanë firmosur shkarkimin, kanë firmosur mbledhjen e këshillit bashkiak. Dhe këshilli nuk ka temë për shkarkimin e Veliajt. A ka bërë një gabim kryeministri? Kemi atë shprehjen, i mbyturi të mbyt. Në momentin ku ndodhet Veliaj sot, nuk ka asgjë çfarë të humbë. E vetmja gjë që i jep efekt drejtësisë, është çuarja sa më parë e shtrëngimit...