Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve.Burime nga sektori bankar shprehen se në ditët e fundit po regjistrohet një akumulim i ofertës së Euros në banka. Një pjesë e madhe vjen nga klientët e bankave, që kanë krijuar gjendje të konsiderueshme valute. Por, një ndikim të rëndësishme, sipas këtyre burimeve, po sjellin veprimet me kartat e kreditit.Këto veprime nënkuptojnë blerje ose tërheqje në Lekë nga individë që kanë karta në valutë, kryesisht në monedhën Euro. Veprimet me kartë përfshijnë si tërheqjen e parasë cash në ATM, ashtu edhe blerjet automatike në terminalet POS.Në rastin kur një kartë e lëshuar në monedhën Euro bën tërheqje ose blerje në...