Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Këto fruta nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë në mëngjes
Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht kur konsumohen me stomakun bosh. Disa lloje frutash mund të kenë efekt të kundërt, duke shkaktuar urí edhe më të madhe dhe lodhje, vetëm një orë pas konsumimit. Në mëngjes duhet të shmangen bananet dhe mangoja. Edhe pse janë të pasura me vitamina dhe minerale, ato kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe relativisht pak fibra. Kur hahen me stomakun bosh, sheqeri i tyre përthithet shpejt në gjak, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të energjisë, por kjo zgjat shumë pak. Shumë shpejt, nivelet e sheqerit bien ndjeshëm, gjë që mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe nevojë për ushqim shtesë. Kjo rënie...