Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjykata e Posaçme nis megaprocesin e “Mikrokredive”, kush janë 16 të akuzuarit e SPAK
Gjashtëmbëdhjetë persona dhe katër kompani janë në bankën e të akuzuarve nga SPAK, për skemën kriminale të “mikrokredive”, ku pre e mashtrimit ranë rreth 100 mijë shtetas shqiptarë. Megaprocesi ka nisur këtë të mërkurë, në orën 11:00. Akuzohen 16 shtetas dhe 4 persona juridikë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare. Pavarësisht mijëra personave që janë mashtruar duke humbur gjithçka, SPAK ka përfshirë në procesin para Gjykatës së Posaçme vetëm 31 prej tyre, të quajtura “Viktima të veprave penale”. Ky gjyq pritet të shndërrohet në një maratonë, për nga numri i të akuzuarve dhe viktimave. Skema e “mikrokredive” e krijuar fillimisht nga Arben Meskuti, pronar i disa kompanive përmbarimi, avokatie dhe...