Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

Duke reaguar nga Jerusalemi ndaj komenteve të Recep Tayyip Erdogan lidhur me statusin e qytetit të shenjtë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e sfidoi hapur presidentin turk. Netanyahu theksoi në mënyrë të veçantë gjatë një fjalimi të tij sovranitetin izraelit mbi Jerusalemin, të cilin e cilësoi si “qyteti ynë i përjetshëm”. “Fakti mbetet që këtu jemi ne. Kjo është qyteti ynë, zoti Erdogan, nuk është qyteti juaj. Është i yni. Dhe do të jetë gjithmonë qyteti ynë. Nuk ka për t’u ndarë kurrë”, shprehet Netanyahu. Komentet e Netanyahut vijnë në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, ku Jerusalemi mbetet një pikë kyçe për përplasjet diplomatike dhe fetare mes shtetit hebre dhe botës islame. Erdogani ka qenë një nga zërat më të fuqishëm kundër...