Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Projektet e mëdha që përfundojnë brenda këtij mandati, pjesë e programit të qeverisë
Qeveria shqiptare shpalli programin për zhvillimin e infrastrukturës ne katër vitet në vijim, duke e vendosur transportin rrugor në qendër të tij. Programi parashikon ndërtimin e 700 kilometrave të reja rrugë deri në vitin 2029, duke përfunduar pothuajse rrjetin kombëtar me standarde aktuale. Mes projekteve kryesore renditen segmentet e Korridorit Blu – Milot-Balldren, Milot–Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier – që do të krijojnë një bosht të ri zhvillimi ekonomik nga veriu në jug. Po ashtu, do të ndërtohet lidhja e Bypass-it të Elbasanit me Korridorin VIII, do të përfundojë Rruga e Bregut nga Dhërmiu në Sarandë, si dhe rrugë të tjera strategjike si Unaza e Çajupit, Rruga e Vjosës, aksit Berat–Skrapar–Gramsh, etj Synohet ndërtimi i Rrugëve të Liqeneve (Rrëshen–Burrel), duke shtuar aksesin dhe ndërlidhjen e Dibrës...