Çfarë ndodh nëse shkarkohet Veliaj? Avokati zbulon detajet: Do të ishte antikushtetues, vendimi mund të bllokojë…

Çfarë ndodh nëse shkarkohet Veliaj? Avokati zbulon detajet: Do të ishte antikushtetues, vendimi mund të bllokojë…

Avokati Arbër Hoxha thotë se nëse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, do të ishte një proces jokushtetues dhe do t’i shkelej e drejta e tij e prezumimit të pafajësisë. I ftuar në një emision televiziv,avokati Hoxha theksoi se një proces i tillë, nëse ndodh siç kërkoi Kryeministri Edi Rama, do të ishte hera e parë që ndodh që prej vitit 1994. Sipas tij, motivi për shkarkimin e tij që pritet të përdoret është mosparaqitja në detyrë për 3 muaj ( në rastin Veliaj është mbi 6 muaj), por avokati theksoi se edhe në këtë rast ka ndodhur jo për neglizhencë, por për shkak se Veliaj ka masë sigurie arrest në burg nga GJKKO për hetimet e...