‘PS po shkel Kushtetutën!’, Bozdo: Republikë bananesh, Kuvendi s’pyet më për rregulla

Ligjvënësi demokrat, Enno Bozdo e konsideron një shkelje të rëndë të Kushtetutës, ndryshimin e rregullores së Kuvendit si dhe ndryshimin e numrit të Komisioneve Parlamentare, në atë që e cilëson, një prishje të një tradite konsensuale 30-vjeçare.
Në një intervistë televizive Bozdo tha se për këto ndryshime, nuk u zhvillua një mbledhje e Këshillit të Mandateve siç e parashikon procedura, porse është goditur rëndë nga nga 5 kushtet e vëna për procesin integrues të vendit, dakordësia mes palëve.
Sipas deputetit të PD, mazhoranca nuk kishte asnjë lloj nxitimi për të ndërmarrë një nisma të tilla, por kjo u bë me qëllim për t’i dhënë një mesazh të qartë, publikut, opozitës dhe ndërkombëtarëve, se ne nuk pyesim askënd në shkeljen e Kushtetutës së vendit.
‘I kam parë me shqetësim, pasi bëhet fjalë për disa shkelje. Ne u njohëm me kërkesën e  mazhorancën për të ndryshuar rregulloren e Kuvendet e komisionet në deklaratat politike të Ramës rreth një javë më parë, dhe sipas traditës parlamente në 30 vite, si rregull një grup deputetësh, ia përcjellin këtë komisionit të mandateve dhe rregullores. Nis debatet pastaj për këto ndryshime.
Në të gjithë historinë tonë të kulturës demokratike, ka pasur një konsensus të shkruar një nga 5 kushtet e integrimit. Jo vetëm që s’iu nënshtruar debatit në këshillin e mandateve, por prishet konsensusi. Por shqetësuese është shkelja e Kushtetutës. Rregullorja e ka të qartë për ndryshimet. Logjika të thotë që ka qenë e programuar. Lidershipi i PS s’ka pse të ketë asnjë preokupim për ta futur Kuvendin në këtë situatë. Po shkelim kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit. Kemi thyer edhe konsensusin 30-vjeçar.
Procedura është gjithçka në një shtet serioz. S’ka asnjë lloj nxitimi, por për t’i dhënë mesazh publikut e opozitës që ne s’pyesim për Kushtetutën. Ne do bëjmë në parlament çfarë na do qejfi. Ky është mesazhi që kemi marrë atë ditë në parlament. Për mua ka qenë e kalkuluar, s’kishte asnjë urgjencë për këtë, për të dhënë mesazh publikut, ndërkombëtarëve, opozitës e deputetëve të saj që s’ju pyesim dhe në parlament bëjmë çfarë të duam.
Ne do ndjekim të gjitha rrugët tona ligjore, opozita jonë do të jetë në çdo dritare ku do të dëgjohemi dhe këtyre vendimeve u qëndrojmë’, tha Bozdo.