Shqipëria, pjesë e destinacioneve të fshehura të Europës për t’iu shmangur turmave

Trendet vijnë e shkojnë, por kombinimi i diellit, detit dhe rërës mbetet i parapëlqyer gjithmonë. Pushimet buzë detit janë ende sinonim i relaksit të plotë, por problemi është se të gjithë mendojnë njësoj.Një plazh i mbushur plot njerëz mund ta kthejë kënaqësinë në stres. Megjithatë, Europa fsheh akoma zona bregdetare të paprekura, që ofrojnë bukuri natyrore dhe qetësi larg syve të masës deri në muajt e vjeshtës.1. Zavala, KroaciIshulli i Hvarit prej kohësh nuk është më sekret, por jashtë zonave të populluara mbetet paqësor. Tuneli Pitve-Zavala e bëri më të lehtë aksesin në jug të ishullit, ku ndodhet edhe fshati i vogël peshkatar Zavala.Plazhi aty nuk ka shumë shërbime, por natyra e paprekur e bën të veçantë, ndërsa është pikënisje edhe për ekskursione drejt ishullit të pabanuar Šćedro.2. Skrinkle Haven, UellsNë Pembrokeshire, Skrinkle Haven është gjysmë plazh e gjysmë gjire bregdetare. Veçanërisht në baticë të ulët mund të hysh përmes formacionit shkëmbor Church Doors Cove, i njohur në rrjetet sociale.Pamje romantike, qetësi dhe shëtitje bregdetare të paharrueshme e bëjnë këtë vend një nga sekretet më të bukura të Uellsit.3. Gulpiyuri, SpanjëI quajtur shpesh plazhi më i vogël në botë, Gulpiyuri në veri të Spanjës është në fakt një gropë e mbushur me ujë deti.Me gjatësi vetëm 40 metra, është një atraksion unik ku tingulli i dallgëve që kalojnë përmes tuneleve krijon një atmosferë romantike.4. Amrum, GjermaniIshulli Amrum në veri të Gjermanisë mbetet larg radarit të turistëve.Plazhi Kniepsand shtrihet përgjatë gjithë bregut dhe është i përsosur për të reflektuar, por edhe për sporte si kitesurfing për shkak të erërave të forta.5. Filikuri, ShqipëriShqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike, por plazhe si Filikuri pranë Himarës ruajnë ende sharmin autentik.Ky gjir i fshehtë, i rrethuar nga shkëmbinj dhe i lagur nga ujërat e pastër të Jonit, është i paarritshëm me makinë, mund të shkohet vetëm me varkë ose duke zbritur nga shkëmbinjtë.Nuk ka shërbime, ndaj udhëtarët duhet të marrin ushqim dhe ujë, por shpërblimi është qetësia dhe natyra e virgjër. Filikuri është një nga thesaret e Rivierës Shqiptare, ende larg turmave të mëdha që kanë mbushur destinacione të tjera të rajonit.6. Djúpalónssandur, IslandëPlazhi i zi me gurë të vegjël në jug të Islandës, i njohur edhe si “Black Lava Pearl Beach”, ofron një peizazh dramatik e të pazakontë.Legjendat e anijeve të mbytura dhe mitet lokale shtojnë misterin e këtij vendi.7. Katafygi, GreqiNë gadishullin e Peloponezit gjendet Katafygi, një plazh i fshehur mes shkëmbinjsh të lartë.Nuk ka shumë rërë, por platforma natyrore ku pushuesit mund të shijojnë diellin dhe detin. Pranë ndodhet shpella me të njëjtin emër, një nga më të mëdhatë në Greqi.8. Notre Dame, Porquerolles, FrancëI vendosur në ishullin Porquerolles, Plage Notre Dame është i qetë dhe i paprekur nga makinat.Me rërë të bardhë dhe ujëra kristal, i rrethuar nga ullishte e vreshta, ky plazh duket sikur del nga një kartolinë. Shumë e konsiderojnë si një nga më të bukurit e Francës. / Time Out, Shqip.al  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.