Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
ChatGPT edhe për shëndetin mendor? Apeli i mjekëve: Mbase këshillon mirë, por kujdes me…
Përdorimi i ChatGPT në vend të një konsulte me psikologun apo psikiatrin nga individët që kanë probleme shëndetin mendor po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Fenomeni pranohet nga mjekët psikiatër të qendrave komunitare të shëndetit mendor, të cilët na tregojnë avantazhet dhe disavantazhet e tij. “Nëse një person që është me ankth, që pyet se aktualisht vuan nga ankthi dhe çfarë nuk duhet të përdorë, Inteligjenca Artificiale i rreshton një sërë faktorësh të cilët dëmtojnë shëndetin mendor dhe mund të shkaktojnë problematika të ankthit. Kjo është një gjë e mirë. Por, ndërkohë, kur ata kërkojnë ndihmë për t’u mjekuar, këtu është problemi më i madh. Nuk mundet të caktojë dot dozat Inteligjenca Artificiale. Nuk mund t’i përshtasë sipas shkallës së rëndesës së sëmundjes, sipas...