Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Gara përballë Manastirliut/ Jorida Tabaku refuzon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: PD ende pa emër
Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja socialiste për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë, pasi kryeministri Edi Rama e tha emrin e saj në Asamblenë e PS. Ndërsa nga kampi opozitar situata është paksa e paqartë. Deputetja Jorida Tabaku është pyetur në emisionin “A Show” nëse do të jetë një nga kandidatet e PD për Bashkinë e Tiranës, por ajo hodhi poshtë çdo mundësi. Tabaku theksoi se fokusi i saj është beteja në parlament për të përfaqësuar qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe për mënyrën si funksionon bashkia e kryeqytetit. “Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan. Bashkia...