Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash. Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”, shkruan A2. Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme: – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2; – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.