I bazuar në tre shtylla kryesore/ Publikohet programi qeverisës i PS-së për 4 vitet e ardhshme

I bazuar në tre shtylla kryesore/ Publikohet programi qeverisës i PS-së për 4 vitet e ardhshme

Programi i qeverisë Rama 4 është bërë publikm ditën e sotme. Një ditë pasi do të diskutohet në Kuvend, ky program është i bazuar në 3 shtylla kryesore. Programi, i cili është 59 faqe, mbështetet në tre shtylla kryesore: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë. Në program shkruhet se anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 mbetet prioriteti kryesor. Ndërkohë që synohet të forcohet shteti i së drejtës, të modernizohet administrata digjitale, të zhvillohet ekonomia dhe të përmirësohen shërbimet për qytetarët. Shqipëria Europiane është shtylla e parë dhe busulla që i jep drejtim çdo reforme. Anëtarësimi nuk është vetëm objektiv diplomatik, por proces transformues që forcon shtetin e së drejtës, modernizon shtetin digjital, rrit integritetin e administratës, garanton sigurinë...