Ja çfarë përfshin programi qeverisës për arsimin/ Paga mesatare e mësuesve 1250 euro, integrim të AI dhe..

Ja çfarë përfshin programi qeverisës për arsimin/ Paga mesatare e mësuesve 1250 euro, integrim të AI dhe..

Shtylla e tretë e programit qeverisës “Rama 4” është Mirëqenia për të gjithë. Në programin të siguruar nga Report TV, sa i përket arsimit, theksohet synimi për të rritur pagat e mësuesve në 1,250 euro deri në 2029, ndërtimi i 200 shkollave të reja dhe 1 mijë laboratorëve inteligjentë.   Një tjetër objektiv i qeverisë është dixhitalizimi i arsimit dhe testimeve, kurrikula të reja me Inteligjencë Artificiale dhe integrimi në mësimdhënie, zgjerimi i shërbimeve online.  Pritet të ngrihet edhe një agjenci e specializuar dhe e certifikuar sipas standarteve ndërkombëtare, që do të bëjë të mundur njohjen automatike të diplomave.   Programi parashikon gjithashtu programe ushqimi pas shkollore dhe në çdo bashki, ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e këtij shërbimi falas për nxënësit dhe mësuesit që jetojnë larg institucioneve arsimore. Synohet edhe dyfishimi...