Diella do të ketë një peshë të rëndësishme jo vetëm për administratën shtetërore, por dhe për qytetarët dhe bizneset Në programin katër vjeçar kryeministri Edi Rama thekson transformimin e e Albania 2.0 sipas modelit “life events”.
Shërbimet që do të ofrojë inteligjenca artificiale do të jetë të personalizuara sipas rrethanave të jetës së çdo individi dhe biznesi.
Madje shërbimet si në nivel qendror dhe vendor do të jenë përmes e-albanias. Madje dhe kartelat shëndetësore do të rishikohen në përputhje me kërkesat e unionit, e më tej duke u përfshirë në sistemin e Diellas.
Inteligjenca artificiale do përdoret në radiologji për imazhet duke ndihmuar në diagnozat si kanceri në faza të hershme, sëmundjet pulmonare, apo ato kardiake.
Prokurimet do të jenë të automatizuara po ashtu përmes inteligjencës artificial por të realizuara sipas legjislacionit të BE. Kjo synon shmangien e ndërhyrjes njerëzore dhe eliminim të korrupsionit siç thuhet në program.
Diella do të ketë nën kontroll dhe sistemet tatimore dhe doganore për të identifikuar në kohë reale anomalitë. Gjithashtu do të jetë në qendër të emergjencave civile kombëtare, duke identifikuar në kohë reale rreziqet.
AI do të jetë dhe në Platformën e Bashkëqeverisjes që analizon automatikisht ankesat dje sugjeron zgjidhje ligjore madje dhe rekomandime për reforma.
Bujqësia, siguria ushqimore, konsultat, zgjidhjet inovative për administratën, zhvillimi i teknologjisë dhe thuajse të gjitha fushat do të përfshihen sipas programit në këtë ministri të re.
Programi i qeverisë – Diella merr në dorë pushtetin
