3 shtyllat e programit qeverisës ‘Rama 4’: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike dhe Mirëqenia

3 shtyllat e programit qeverisës ‘Rama 4’: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike dhe Mirëqenia

Report Tv ka siguruar programin qeverisës që kryeministri Edi Rama do të prezantojë nesër në seancën plenare të Kuvendit. Programi qeverisës bazohet në tre shtylla, Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë.  Pjesë nga programi  Shqipëria Europiane është shtylla e parë dhe busulla që i jep drejtim çdo reforme. Anëtarësimi nuk është vetëm objektiv diplomatik, por proces transformues që forcon shtetin e së drejtës, modernizon shtetin digjital, rrit integritetin e administratës, garanton sigurinë publike dhe kombëtare, dhe e vendos Shqipërinë në zemër të vendimmarrjes europiane. Europa mbi të gjitha është përfitimi i drejtpërdrejtë për qytetarët, në jetën e tyre të përditshme – në punën që bëjnë, në shërbimet që marrin, në të drejtat që gëzojnë dhe në sigurinë që ndiejnë, si pjesë e një familjeje me 450 milionë anëtarë.  Rritja Ekonomike e...