Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh tek Arkivi i Shtetit?/ Policia kontroll me qen anti-eksploziv, publikohen pamjet
Forca të shumta, përfshirë njësitë speciale me qen anti-eksploziv, kanë ndërmarrë një kontroll të befasishëm në godinën e Arkivit te Shtetit. Sipas pamjeve, forcat e rendit janë parë duke kontrolluar ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, nën masa të rrepta sigurie. Qentë e trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse janë futur në ambientet e brendshme dhe te jashtme. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi arsyen e saktë të këtij kontrolli. Kujtojmë që Arkivi i Shtetit është ngjitur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).