Trajtoi me dhembshuri mesazhet e vrasësit të Charlie Kirk me partneren e tij transgjinore, “kryqëzohet” gazetari

Kontroversë rreth gazetarit të ABC News: E quajti “prekëse” komunikimin e vrasësit të Charlie Kirk me partnerin e tij transgjinor
Reagime të forta ka shkaktuar gazetari i ABC News, Matt Gutman, pas raportimit të tij mbi mesazhet personale të shkëmbyera mes Tyler Robinson , i akuzuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk  dhe partnerit të tij transgjinor.
Gjatë raportimit nga një konferencë për shtyp në Utah, Gutman përshkroi mesazhet si “shumë personale”, “të pasura emocionalisht” dhe “shumë prekëse”. Ai shtoi se “ishin mesazhe që askush nuk i priste të ishin kaq të ngarkuara emocionalisht”.

Gazetari tha se Robinson e quante vazhdimisht partnerin e tij “dashuria ime” dhe shprehej se dëshironte ta mbronte. Këto deklarata u bënë në një kontekst ku prokurori theksoi se akti kriminal ndodhi përpara fëmijëve dhe kishte pasoja të rënda.
Gutman nënvizoi kontrastin mes natyrës së dhunshme të krimit dhe ndjenjave të shprehura në mesazhe, duke i quajtur “dokumente të thella dhe kontradiktore”. Ai theksoi gjithashtu se mesazhet përmbanin edhe kërkesa për të fshirë provat dhe për të mos bashkëpunuar me policinë.
Komente të tilla nga gazetari shkaktuan reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan për tonin e përdorur dhe për atë që u perceptua si “romantizim” i një akti kriminal. Disa kërkuan madje edhe largimin e tij nga ABC News.
/vizionplus.tv
 

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *