Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Në kujtim të mikes dhe poeteshës pa një të dytë se vetvetja, Lindita Ahmetit
Lindita Ahmeti Nga Fatmir Sylejmani Lindita qe poeteshë me individualitet të spikatur dhe me frymë të shëndoshë kombëtare. Vargu i saj është origjinal dhe i veçantë për nga frymëzimi i sinqertë lirik, për nga motivet dhe format, për nga figurat letrare, për shijen me të cilën i shprehte ndjenjat, për mundësitë shprehëse të gjuhës së zjarrtë, për mënyrat e reja të thënies së gjërave, për kontekstet origjinale në të cilat e vinte fjalën, për forcën dhe hapësirat e reja që pushton fjala poetike në ato kontekste, për gjetjet e anëve hyjnore të fjalës… Lindita qe krijuese e lindur që shkroi me jetën e saj, ndaj dhe vargjet i ka të shqetësuara dhe me temperaturë të pazakonshme, me një thellësi dhe gjerësi oqeanike, përmasash dhe horizontesh...