Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama nga Brukseli: Po rilindim industrinë ushtarake
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe u fokusua te roli i Shqipërisë në NATO, mbështetja për Ukrainën, si dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Kreu i qeverisë tha se vendi ynë po nis rilindjen e industrisë ushtarake. “Është përherë kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë sonë, por edhe për faktin që ka diçka për të mësuar parej jush. Jemi këtu për të ri konfirmuar gjithçka që ju thatë. Duam të bëjmë më shumë. Po nisim rilindjen e industrisë sonë ushtarake. Sigurisht jemi këtu edhe për të folur për mënyrat si mund të qasemi në programin Safe të BE...