Altin Dumanit i përfundon mandati/ Hapet sot gara për kreun e ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot më  17 shtator. 
Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 16 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. 
Sipas ligjit, prokurorët e SPAK nuk kanë të drejtë të rizgjidhen në krye të institucionit dy mandate rresht. 
Për këtë arsye, në mbledhjen e datës 17 shtator të KLP-së, do të shpallet gara për drejtuesin e ri të SPAK-ut. 
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë, Projektit Eu4Justice dhe Programi OPDAT. 
Prokurorët e posaçëm, të cilët synojnë të marrin drejtimin e SPAK, do të duhet që të paraqesin programin e tyre. Pas intervistave publike dhe shqyrtimit të kandidaturave, anëtarët e KLP-së do të votojnë për përzgjedhjen e tij. 
Altin Dumani është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme që prej krijimit të këtij institucioni, duke pasuar Arben Krajën. 
Pas largimit nga drejtimi i SPAK, Altin Dumani do të vijojë të jetë prokuror i kësaj strukture. 
Mandati i prokurorëve të SPAK është 9-vjeçar. 
Njoftimi i KLP: 
Informacion mbi mbledhjen: 
Dita/Data:                                          E Mërkurë, 17.09.2025 
Ora:                                                    10.00 
Kohëzgjatja:                                      ⸟ 90 minuta 
Thirrur nga:                                     Kryetari i Këshillit 
Pjesëmarrësit:                                    Anëtarët 
Kuorumi i nevojshëm:                      7 anëtarë 
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme. 
Rendi i ditës: 
1.Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025; 
2.Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”; 
3.Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”; 
4.Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
5.Diskutimi/miratimi i “Projektraportittë Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorinHysni Mulaj”.