Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Arrestohet Shefi i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës/ I dyshuar për korrupsion (EMRI)
                            Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm që çoi në arrestimin e shtetasit Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë. Sipas njoftimit zyrtar, Leka dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve: Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për...