MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 shtator 2025…

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dendura do të jenë në skajin verior dhe verilindor duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike dukë ri–sjellë në të gjithë territorin e vendit kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare në tokë, por e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Screenshot

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!