Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tregun e telefonisë celulare

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tregun e telefonisë celulare

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, që përfshin ndërmarrjet Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta. Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare që dëshirojnë të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, t’i adresojnë pranë këtij institucioni. Qytetarët mund të paraqiten fizikisht pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në mënyrë elektronike...