Gaza, të paktën 106 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite orët e fundit/ IDF: 400 mijë janë evakuuar

Gaza, të paktën 106 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite orët e fundit/ IDF: 400 mijë janë evakuuar

Të paktën 106 persona u vranë një ditë më parë në bastisjet izraelite në Rripin e Gazës, nga të cilët 91 u vranë në ditën e parë të pushtimit tokësor të qytetit të Gazës.  Sipas ushtrisë izraelite, deri më tani janë evakuuar nga qyteti rreth 400 mijë palestinezë, duke vënë në dukje se afërsisht 1 milionë jetonin aty para se të fillonin ofensivën më të madhe në zonë. Dje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se rreth  40 përqind e banorëve të qytetit ishin larguar.  Ndërkohë, IDF-ja ka njoftuar hapjen e një kalimi të ri të përkohshëm që do t’u lejojë banorëve të largohen. Kalimi në rrugën Salah al-Din në qendër të rajonit, me drejtim drejt jugut, do të mbetet i hapur nga mesdita e sotme deri në mesditën e së premtes, tha...