“Blindohet” Londra/ Trump vizitë dy ditore, do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin Starmer

“Blindohet” Londra/ Trump vizitë dy ditore, do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin Starmer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, mbërritën në Londër në mesnatë për një vizitë dy ditore, ndërsa qeveria britanike e priti me një tapet të kuq mbretëror. Pasi zbarkuan në Aeroportin Stansted me aeroplanin presidencial Air Force One, ata u nisën me helikopterin Marine One për në qendër të Londrës.  “Shumë gjëra këtu ma ngrohin zemrën. Është një vend shumë i veçantë. “, u tha presidenti amerikan gazetarëve pasi mbërriti.  Mbreti Charles III do ta mirëpresë Trumpin në Kështjellën ëindsor për të filluar vizitën shtetërore dy-ditore. Të enjten, ai do të udhëtojë për në rezidencën rurale të kryeministrit Keir Starmer, në Chequers.  Trump u ftua nga Mbreti Charles dhe bëhet presidenti i parë i SHBA-së që merr një ftesë për vizitë të dytë shtetërore. Trump ka folur prej kohësh për admirimin e tij për Familjen Mbretërore dhe për kulturën britanike në tërësi.