Konferenca e 6-të ndërqeveritare, Rama publikon pamjet: Një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE

Konferenca e 6-të ndërqeveritare, Rama publikon pamjet: Një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga konferenca e 6-të ndërqeveritare u mbajt në Bruksel një ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se kjo ishte një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së. “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.