Ora “Richard Mille” i hap telashe! Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Ora “Richard Mille” i hap telashe! Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Reperi i njohur Mozzik është ndaluar mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas burimeve të IndeksOnline, ai është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë. Shkaku i ndalimit lidhet me dyshime mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që ai kishte me vete, të cilat kanë vlera të jashtëzakonshme financiare. Vetëm disa orë para arrestimit, Mozzik kishte publikuar në rrjete sociale një foto me një orë të markës së njohur Richard Mille, duke treguar se ia kishte bërë vetes dhuratë për 30 vjetorin e lindjes qe eshte ne ditët në vijim. Njëra prej orëve, sipas raportimeve, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali, e kombinuar me një rrip të bardhë elegant, duke e bërë atë një nga modelet më...